Telegrafi

“Përforcimi perfekt”, sulmuesi 80 milionësh që Guardiola e dëshiron te Man City

Vetëm pak ditë kanë mbetur nga mbyllja e afatit kalimtar veror, gjithçka tregon se Manchester City do të bëjë një surprizë të minutës së fundit, duke qenë se ka nevojë për një zëvendësues për Erling Haaland pas largimit të Julian Álvarez për te Atletico Madrid.

Nga kjo, media angleze Manchester Evening, e cila përsërit informacionet nga Football Transfers, thekson se i zgjedhuri i Pep Guardiolës do të ishte Evan Ferguson, një sulmues 19-vjeçar që luan për Brightonin.

“Ekipi i transferimit të Pep Guardiolës e ka identifikuar Ferguson si përforcimin perfekte në vijën e sulmit të klubit. 19-vjeçari bëri përshtypje për Pulëbardhat në sezonin e tij debutues në Ligën Premier, ku shënoi gjashtë gola në 19 paraqitje”, raporton mediumi anglez.

“Arsenali gjithashtu besohet të jetë i interesuar për sulmuesin, i vlerësuar në 80 milionë euro nga klubi i Bregut të Jugut ”.

Një tjetër largim nga Manchester City?

Nga ana tjetër, The Athletic paralajmëron se jo vetëm Julian Alvarez mund të jetë largimi i fundit nga Manchester City në këtë merkato.

Kjo pasi Atletico Madridi do të kërkonte huazimin e Matheus Nunes, ndonëse për momentin kampioni në fuqi i Ligës Premier nuk do të ishte aq e vendosur për ta lënë të largohej. /Telegrafi/