Site icon Telegrafi

Përforcimet e Prishtinës bëjnë bujë në Ukrainë

Armend Dallku, Debatik Curri dhe Ahmed Januzi, tre ish­lojtarët e Vorslka Poltavës, janë bashkuar sërish së bashku, këtë herë te Prishtina.

Prezantimi i tyre është bërë prej disa ditësh, por lajmi në Ukrainë, duket se ka shkuar me vonesë, por nuk ka kaluar pa vëmendje.

“E pabesueshme por e vërtetë: Tre shqiptarët që ishin mishërimi i forcës së Vorskla Poltavës janë ribashkuar përsëri!”

Kështu nis shkrimi në faqen zyrtare të klubit ukrainas, që më tej tregon se Dallku u largua këtë verë nga skuadra e tyre pas 11 vitesh, ndërsa Januzi pas plot 8 vitesh për shkak të problemeve me gjurin, transmeton ‘sportal.al’.

Tashmë treshja e Vorslkës do të luajë me Prishtinës së bashku, gjë që e kanë bërë më parë në Ukrainë, dhe me Kombëtaren shqiptare.

Exit mobile version