Limonët me gjethe bari gjenden kryesisht në Azi dhe Afrikë, si dhe përdoren si aromatizues të shumë parfumeve. Sidoqoftë, më e rëndësishmja është se ata kanë veti të shëndetshme mjekësore.
Tradicionalisht, limonët me gjethe bari përdoren si çaj herbal dhe rekomandohen nga ekspertët e mjekësisë tradicionale për trajtimin e shumë sëmundjeve, transmeton Telegrafi.
Hulumtimet moderne kanë treguar për përfitimet e rëndësishme shëndetësore që mund t’i ketë çaji i limonëve me gjethe bari.
Gjumë më të mirë
Një gotë çaj të këtij limoni ndihmon në përmirësimin e kualitetit të gjumit, pasi që ky çaj ka efekte të mira qetësuese.
E pastron trupin
Ky çaj ndihmon në heqjen e toksinave të padëshirueshme dhe të dëmshme nga trupit. Veç kësaj, çaji e pastron mëlçinë, veshkat, pankreasin etj.
Ndihmon në tretjen e ushqimit
Limoni me gjethe bari ndihmon në promovimin e tretjes së shëndetshme të ushqimit, pasi që përmban përbërës antiseptik që i vrasin parazitet dhe bakteret në traktin tretës.
Kjo gjithashtu ndihmon në trajtimin e problemeve tjera si kapsllëku, diarrenë, spazmat e stomakut etj.
Lëkurë më e shëndetshme
Këta limonë janë të pasur me vitaminë C dhe rrjedhimisht problemet e lëkurës trajtohen më lehtë. /Telegrafi/