Site icon Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës U19 në konkurrencën e femrave mposhtet nga Kroacia

Përfaqësuesja e Kosovës U19 në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje në ndeshjen vendimtare të Grupit 5 të Ligës B për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2022.

Pas fitoreve ndaj Letonisë dhe Lihtenshtajnit, Dardanet U19 kanë pësuar humbje nga nikoqirja e ndeshjeve të këtij grupi, Kroacia, me rezultat të ngushtë 1:0.

Golin e vetëm të kësaj ndeshjeje e realizoi Barbara Zhivkoviq, në minutën e 36-të.

Në vazhdim të ndeshjes përkundër përpjekjeve maksimale për të barazuar rezultatin vashat e drejtuara nga Kushtrim Munishi nuk ia arritën qëllimit, duke i mbyllur këto kualifikime me 6 pikë në pozitën e dytë, teksa Kroacia e siguroi kalimin në Ligën A dhe pjesëmarrjen në fazën e radhës kualifikuese.

Kalimin tutje e siguron edhe vendi i dytë më i mirë nga gjashtë grupet e Ligës B. /Telegrafi/

Exit mobile version