Site icon Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës U16 do të marrë pjesë në turneun zhvillimor të UEFA-s, kjo është lista e trajnerit Kushtrim Munishi

Përfaqësuesja e Kosovës U16 në konkurrencën e femrave në fillim të muajit maj do të udhëtojë për në Durrës.

Atje do të mbahet turneu zhvillimor i UEFA-s ku do të marrin pjesë katër shtete; Shqipëria , Maqedonia e Veriut, Kazakistani dhe Kosova.

Dardanet e reja të udhëhequra nga përzgjedhësi Kushtrim Munishi në kuadër të “UEFA Development Tournament WU16” ndeshjen e parë do ta zhvillojnë kundër Kazakistanit më 3 maj, pas dy ditësh do të luajnë ndaj Shqipërisë dhe ciklin e këtij turneu e përmbyllin me Maqedoninë e Veriut më 8 qershor.

Përzgjedhësi Munishi tha se janë gati dhe e mirëpresin këtë turne, i cili ju shërben që të parapërgatiten për kualifikimet e tetorit në Kampionatin Evropian 2022 me gjeneratën U17.

Munishi tutje theksoi se ekipi i Kosovës përbëhet nga futbollistet e kampionatit vendor të gjeneratës 2006, teksa shprehet optimist për rezultate pozitive.

Exit mobile version