Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës U-19 do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore në Slloveni

Përfaqësuesja e Kosovës U-19 do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër ekipit të kësaj grupmoshe të Emiratave të Bashkuara Arabe.

Ndeshjet do të zhvillohen në Slloveni, me datat 6 dhe 8 gusht – thuhet në njoftimin e FFK-së.

Grumbullimi i futbollistëve të Përfaqësueses U-19 do të bëhet më 2 gusht, në orën 16:00, në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi për këto dy ndeshje miqësore ka ftuar këta futbollistë:

Flamur Gashi
Laurit Behluli
Art Maloku
Bernard Kastrati
Leonit Vitija
Albin Kapra
Ilir Krasniqi
Muhamet Hyseni
Endrit Demolli,
Enbia Shehu,
Albin Krasniqi
Alban Shabani
Albion Pllana
Maxi Rugova
Gentrit Limani
Altrim Pajaziti
Loti Celina
Kreshnik Krasniqi
Enis Kavkazi
Leutrim Reka
Alban Kadrija
Gentrit Gashi