Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës U-17 mposhtet me rezultat minimal nga Spanja

????????????????????????????????????

Përfaqësuesja e Kosovës U-17 ka pësuar edhe një humbje në Elite Round.

Kësaj radhe djelmoshat kosovarë kanë pësuar me rezultat minimal nga Kombëtarja e Spanjës 1-0.

Pjesa e parë e kësaj sfide u mbyll ashtu siç filloi me rezultat të bardhë 0-0.

Ndërkohë në pjesën e dytë Kosova pësoi gol në minutën e 54-të, kur realizoi sulmuesi spanjoll Moreno për 1-0.

????????????????????????????????????

Ndeshjet e Elite Round aktualisht po zhvillohen në Zvicër, pasi UEFA ia kishte marrë drejtën e organizimit Spanjës pasi ky shtet nuk lejoi që Kosova të marrë pjesë me simbolet shtetërore.

Kjo humbje ka bërë që Kosova të eliminohet nga Elite Round, pasi edhe në ndeshjen e parë u mposhtën 2-0 nga Ukraina.

Ndeshjet e tretë Përfaqësuesja e Kosovës U-17 do ta zhvillojë me bashkëmoshatarët e tyre të Greqisë. /Telegrafi/