Site icon Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës për femra sot nis aventurën në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave, sot, e zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të UEFA Nations League, kompeticion ky i cili po ashtu për herë të parë po zhvillohet tek femrat.

Pas përgatitjeve disaditore në Plovdiv, Dardanet përballen me Bullgarinë, e cila është vendase në këtë takim.
Kosova është në Ligën C ku bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut.

Dardanet janë në formë të mirë dhe vijnë nga rezultate pozitive në ndeshjet e zhvilluara muajve të fundit.

Ndeshja e sotme Bullgari – Kosovë, zhvillohet në orën 17:00. /Telegrafi/

Exit mobile version