Ekipi i Kosovës në Dota 2, ishte në garë për t’u kualifikuar në kampionatin botëror të Dota 2 i cili do të mbahet në Bali të Indonezisë.
Ata e nisën mirë, ku arritën që të dalin të parët në grupin B, duke mposhtur përfaqësuesen e Norvegjisë, Malit të Zi si dhe atë të Uellsit.
Kosova e vazhdoi me fitore edhe në ndeshjet e Play-Off -it ku e mposhti Azerbajxhanin me rezultat 1-0.
Në ndeshjen gjysmëfinale ekipi i Kosovës u përball me Maqedoninë e Veriut në formatin ‘Bo3’, ku u mposhtën me rezultat të përgjithshëm 2-0.
Kosova e përfundoi garën në turneun Europen Esports Championship në vendin e tretë, dhe do të garoj në IESF WORLD ESPORTS CHAMPIONSHIPS i cili do të mbahet gjatë dhjetorit të këtij viti, në Bali të Indonezisë.
Ky është formacioni i përfaqësues së Kosovës në Dota 2:
Ylli “garter” Ramadani
Florian “Fllo” Sedolli
Drin “cpirra” Idrizi
Albert “sadpk” Bahtiri
Lir “weatherbeaten” Nurboja
/Telegrafi/