Site icon Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës në karate niset sërish për në Serbi

Ekspedita e karateistëve (Foto/KOK)

Në mëngjesin e sotëm (e mërkurë) Përfaqësuesja e Kosovës në karate është ndalur nga autoritet serbe në Merdarë duke mos i lejuar që të futen në Serbi.

Ata ishin nisur për në Novi Sad ku do të mbahet Kampionati Evropian i karatesë.

Por, lajmi i fundit është se ekspedita kosovare do të niset sërish sot pas dite.

“Ekspedita e Kosovës në karate do të niset sërish për në Novi Sad të Serbisë”.

“Takimi i nisjes bëhet sot nga Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, nga ora 16:30”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik.

Kampionati Evropian mbahet në Novi Sadi të Serbisë, nga 10 deri më 13 maj. /Telegrafi/

Exit mobile version