Site icon Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall përfundon e para turneun në Kroaci

Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar sot edhe ndeshjen e katërt në Zadar të Kroacisë.

Kosova ka zhvilluar edhe ndeshjen e katërt miqësore në një turneu që u mbajt në qytetin e Zadarit në Kroaci.

Djelmoshat e Kosovës në futsall, e humbën takimin në sekondat e fundit, me rezultat 6:5, ku golat u shënuan nga Dani Alaj (3 gola), Agon Rexha (1) dhe Ideal Brovina (1).

Megjithatë, edhe pas kësaj humbje, Kosova e përfundoi si e para këtë turne, pasi në tre ndeshjet e para koleksionoi tre fitore dhe grumbulloi nëntë pikë.

Në tre ndeshjet e para, Kosova mposhti Finlandën me rezultat 3:1 dhe dy herë Turqinë me rezultat 7:0 dhe 3:0.

Pas kësaj paraqitje dinjitoze, djelmoshat e Përfaqësueses së Kosovës në futsall, sot marrin rrugën e kthimit për në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version