Site icon Telegrafi

Përfaqësuesja e Anglisë konfirmon lëndimin e Rooneyt

Wayne Rooney është larguar nga Përfaqësuesja e Anglisë për t’u kthyer te stafi i Manchester Unitedit.

Sulmuesi i Djajve të Kuq ka pësuar një lëndim të vogël në gju në stërvitje me përfaqësuesen e tij në qendrën stërvitore të Tottenham Hotspurs.

Lexo po ashtu Angli – Spanjë, formacionet e mundshme

Me këtë rast trajneri Gareth Southgate ka emëruar Jordan Henderson si kapiten të skuadrës në miqësoren ndaj Spanjës.

Rooney tani do të mungon ndaj Arsenalit në fundjavë, ashtu si Zlatan Ibrahimovic për shkak të suspendimit.

Në vend të 31-vjeçarit nga minuta e parë pritet të luajë Jesse Lingard./Telegrafi/

Exit mobile version