Sulmuesi i Moldes, Mohamed Elyounoussi, është bërë shënjestër e Romës për afatin e ardhshëm kalimtar.
Mirëpo, Giallorossët duhet të mposhtin konkurrencën e disa klubeve për shërbimet e tij.
Norvegjezi me origjinë marokene tërhoqi vëmendjen pas katër golave që ka shënuar në Europa League, si edhe me tre të tjerë të realizuar në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Sipas Calciomercato.it, përfaqësues të Romës e kanë ndjekur nga afër 21-vjeçarin në ndeshjen e fundjavës kundër Stabaek. Natyrisht, Elyounoussi e shfrytëzoi rastin dhe i shënoi dy gola.
Leicester City, Fenerbahce dhe Porto, janë klubet tjera të interesuara për të. /Telegrafi/