Vedat Muriqi ka zyrtarizuar kthimin te Mallorca të premten, ndërsa ai është pritur mirë nga skuadra ku kaloi gjashtë muajt e fundit.
Klubi spanjoll nënshkroi kontratë pesë vjeçare me Muriqin, për të cilin pagoi 9.5 milionë euro, ndërsa disa miliona të tjerë do të jenë në formë bonusesh.
Ai sot paradite është takuar me skuadrën që sezonin e kaluar shkëlqeu duke i ndihmuar të mbijetojnë në elitë.
Que sí! Que Muri es nuestro! 😍 pic.twitter.com/l1aZOsFzxH
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) July 23, 2022
Skuadra është gëzuar shumë që Muriqi është rikthyer, duke e përqafuar të gjithë.
Nice to meet you! pic.twitter.com/sKk4ZZJFt4
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) July 23, 2022
Ndërkohë, Muriqi do të qëndrojë në një hotel në Mallorca, derisa ta gjejë një shtëpi. Hoteli ku do të qëndrojë 28-vjeçari e ka bërë një pritje interesante për të.
“Mirë se u kthyet në ishullin tuaj. Paç qëndrim të mirë. Përshëndetje nga i gjithë ekipi”, ishte shkrimi të cilit iu bashkangjitën edhe logoja e klubit spanjoll, flamuri i piratëve dhe ai i Kosovës.
🏴☠️ Así reciben a @MuriqiVedat en un hotel donde se hospedará hasta encontrar casa en Mallorca. pic.twitter.com/muatdEvRpr
— Juanmi Sánchez (@JUANMISB97) July 23, 2022
Muriqi njihet me nofën ‘Pirati’, ndërsa është blerja më e madhe e Mallorcas. /Telegrafi/