Roma ka arritur ta bëjë një përforcim të madh në mbrojtje duke angazhuar brazilianin Bruno Peres.
Peres ka shkëlqyer në dy stinorët e kaluar me Torinon dhe ishte mjaftë i kërkuar në tregun kalimtar të futbollistëve.
Ai iu bashkua Romës si huazim me detyrim blere në fund të stinorit për 13 milionë euro.
25-vjeçari është shprehur shumë i lumtur me klubin e ri dhe synon që të fitoj trofe me Romën.
“Roma është njëri nga klubet më të mëdha në Itali dhe jo vetëm. Klubi është serioz dhe jam i lumtur që jam këtu”.
“Synimi im është që të fitoj trofe me Romën pasi mendoj se ka ardhur koha që titulli të vije në ‘Olimpico’”, deklaroi Peres. /Telegrafi/