Poezi nga: Friedrich Holderlin
Përktheu: Kristë Shtufi
O eter i qetë! gjithmonë e ruan mirë
Shpirtin tim në dhimbje, dhe fisnikërohet
Për trimëri para rrezeve tua,
O Helios! shpesh gjoksi im i mburrur.
O ju Perëndi të mira! i mjerë ai që s’ju njeh
Në gjirin e tij të egër grindja kurrë s’pushon,
Dhe natë është për të bota, e asnjë
Gëzim as këndim nuk i bëhet atij.
Vetëm ju, me rininë tuaj të përjetshme, në zemrat
Që ju duan, një sinqeritet fëminor ushqeni,
Dhe nuk lini të pikëllohet në brenga e mashtrime
Asnjëherë gjeniu.