Telegrafi

Përdoruesit padi kundër LinkedIn

Në padinë e cila është dorëzuar në gjykatën e San Jose, përdoruesit e akuzojnë rrjetin social LinkedIn se është qasur në emailat e tyre, për ta marrë listën e kontakteve dhe dërgimin e emailave spam, në emrin e tyre.

Në padi thuhet se “LinkedIn mund të shkarkojë këto adresa pa kërkuar asnjë fjalëkalim për llogaritë e emailave të jashtëm, apo pa kërkuar asnjë aprovim nga përdoruesi”.

Megjithatë, LinkedIn i ka mohuar këto akuza, duke i quajtur ato të pabaza, duke u zotuar se do t’i luftojë këto pohime shumë seriozisht. / Telegrafi /