Gjiganti softuerik amerikan ka njoftuar se deri më tani nuk ka dëshmi se kriminelët shfrytëzojnë këtë dobësi të këtij programi për shfletimin e internetit.
Microsoft ka bërë një mbrojtje të përkohshme për këtë problem, e ekspertët e saj janë duke punuar në zgjidhjen e përhershme.
Përdoruesve u është rekomanduar që nga faqja zyrtare e Microsoftit të shkarkojnë një vegël e cila përkohësisht do të mbrojë kompjuterët e tyre derisa të bëhet zgjidhja e përhershme. /Telegrafi/