A mund ta humbni virgjërinë duke përdorur tampon? Përgjigja është jo!
Shumica e ekspertëve pajtohen se përdorimi i tamponëve gjatë ciklit menstrual nuk ndikon që një vajzë apo grua ta humbë virgjërinë.
Megjithatë, paraprakisht duhet të keni parasysh se varet edhe nga mënyra si e perceptoni virgjërinë. Shumica e njerëzve pajtohen se virgjëria nënkupton kur një femër e një mashkull bëjnë seks për herë të parë.
Por, ende ka disa njerëz që e mendojnë virgjërinë më ndryshe: disa prej tyre besojnë se gjendja e himenës (cipës së virgjërisë) është “dëshmi e virgjërisë së një vajze apo gruaje”. Megjithëse ditëve të sotme rrallëkush i beson kësaj.
Tani njerëzit e dinë se çdo vajzë mund të jetë e lindur me cipë të virgjërisë, por që cipat kanë madhësi dhe forma të ndryshme – madje disa vajza mund të mos kenë fare cipë të virgjërisë.
Përveç kësaj, shumë vajza mund ta dëmtojnë cipën e virgjërisë edhe gjatë aktiviteteve të ndryshme sportive, si p.sh. gjatë notit, çiklizmit, etj. Kështu që gjendja e cipës së virgjërisë nuk është gjithmonë indikator i mirë i virgjërisë.
Sidoqoftë, vlen të ceket se ekspertët pohojnë që tamponët mund ta zgjasin pak cipën e virgjërisë, por jo aq shumë sa për ta dëmtuar atë. /Telegrafi/