Gjykata saudite ka dënuar një grua tjetër me 45 vite burgim për shkak të një postimi të bërë në rrjetet sociale, ka bërë të ditur një organizatë joqeveritare që merret me të drejtat e njeriut.
Nourah al-Qahtani u burgos vetëm pse përdori internetin për të ndarë një opinion, dhe kështu “minoi rendin publik” thuhet në kumtesën e organizatës DAWN.
Al-Qahtani është arrestuar në Arabinë Saudite në korrik të vitit të kaluar, dhe brenda pak muajsh i është shqiptuar verdikti.
E një veprim i tillë i ngjashëm ndodhi një muaj më parë një gruaje tjetër saudite – Salma al-Shehab, e cila u dënua me 34 vite burgim vetëm pse postoi një opinion në Twitter.
E këto veprime të sauditëve po kritikohen ashpër nga bota perëndimore, në veçanti për shkak të shtypjes së mendimit të lirë, e drejtë kjo e garantuar edhe me kushtetutë e konventa ndërkombëtare. /Telegrafi/