Site icon Telegrafi

Përdoreni metodën “VIK” për të kontrolluar lumturinë tuaj!

Të qenit të lumtur nuk është diçka që arrihet shumë lehtë. Por, është gjendje mendore të cilën duhet ta praktikoni herë pas here, dhe për t’u bërë sa më të mirë në këtë, duhet të përdorni metodën VIK.

Kjo metodë është dizajnuar më pak për t’ju ndihmuar të arrini diçka që ju bën më të lumtur, dhe më shumë për t’ju mësuar se si të bëheni të lumtur, pavarësisht se çfarë ndodhë. Kjo përbëhet nga tri koncepte bazike:

Vëmendja: Ku përqendroni vëmendjen, aty shkon edhe energjia emocionale. Nëse vazhdimisht jeni në kërkim të gjërave që ju shkaktojnë stres, si leximi i kritikave të këqija të një filmi që ju pëlqen etj., atëherë jeni duke e trajnuar veten të mos jeni të lumtur, transmeton Telegrafi.

Në vend të kësaj duhet të shpenzoni kohën dhe vëmendjen në gjërat që ju bëjnë të lumtur.

Interpretimi: Ndryshe nga ajo se si mendojmë, shumica e gjërave varen nga interpretimi. Ndoshta partneri i ka lënë ashtu pjatat për shkak se nuk ju vlerësojnë mjaftueshëm për t’u kujdesur, ose ndoshta vetëm kanë harruar.

Ju nuk mund të zgjidhni se çfarë ndodhë, por mund t’i zgjidhni interpretimet tuaja.

Kujtimet: Veç këtyre, ju mund të zgjidhni edhe kujtimet në të cilat përqendroheni më së shumti. Shumë njerëz të palumtur vendosin t’i rijetojnë kujtimet e këqija herë pas here, duke menduar vazhdimisht atë se çfarë do t’i thoshin personit që i ka lënduar etj.

Por, nëse veç dëshironi të jetoni të lumtur, atëherë duhet të përqendroheni në kujtimet e mira dhe t’i harroni të këqijat.

Normalisht, asnjëra nga këto strategji nuk janë zgjidhet për problemet aktuale që i keni. Nëse dikush është duke ju dëmtuar vazhdimisht, ri-interpretimi i asaj se si sillen vetëm sa do t’i lejojë ata. Nëse jeni në rrethana të këqija, atëherë zgjidhje të vetme e keni qëndrimi pozitiv.

Sidoqoftë, gjithmonë mund t’i bëni gjërat më të lehte për vete duke mos kërkuar mungesën e lumturisë kur nuk keni nevojë. /Telegrafi/

Exit mobile version