Telegrafi

Përdor tamponë? Kemi lajme të këqija për ty

Derisa disa vajza më lehtë i përdorin, të tjerat janë shumë dyshuese, mirëpo çka vërtet fshihet në atë tregim lidhur me tamponët?

A janë vërtet të dyshimtë apo tërësisht të sigurt?

Se tamponët vërtet mund të rrezikojnë shëndetin tregon edhe një numër i madh femrash, të cilat janë detyruar të shtrihen në spital për shkak të shokut toksik, transmeton Telegrafi.

Mjekët kanë konstatuar që shoku tek to është shfaqur për shkak të helmimit me tamponë.

Sindroma e shokut toksik më së shpeshti diagnostikohet te femrat e reja të cilat gjatë gjakderdhjes menstruale kanë përdorur tamponë me forcë të madhe thithëse.

Është konstatuar se e nxisin helmet të cilat i krijon ky bakter. Ai është i pranishëm në organizëm në rrethana normale dhe nuk shkakton probleme, thonë ekspertët.

Për shkak të nxehtësisë, lagështisë dhe mungesës së oksigjenit në vagjinë, mikroorganizmat shpejt dhe lehtë shumëzohen në tamponë.

Është shumë me rëndësi që me kohë të hetohen simptomat e shokut toksik: dhembja e kokës, dhembja e fytit dhe e muskujve, temperatura e lartë, vjellja dhe diarreja, ligështia, sukrepi në formë të djegies nga dielli, ulja e presionit të gjakut, dezorientimi, dështimi i veshkave.

Shërimi bëhet me antibiotikë. /Telegrafi/