Përditësimi i renditjes më 14 mars nga HLTV e sheh ekipin e FaZe të arrijë vendin e tretë në renditjen e CS:GO në botë.
Ekipi me formacionin ndërkombëtarë në krye me kapitenin e tyre Karrigan, po tregojnë formë mjaft të mirë kohëve të fundit, pasi kanë arritur të renditen në vendin e tretë në listën e përditësuar dje nga HLTV.
Një rol të madh në ngritjen e tyre në ranglistë u’a mundësoj turneu i IEM KATOWICE me rezultatet e tyre fantastike edhe pse finalen e zhvilluan me një zëvendësim, ku mposhtën ekipin e G2 me rezultat të përgjithshëm 3 me 0.
Faze së fundmi ka shtuar në radhët e tyre talentin nga Estonia Ropz, i cili siç duket është ambientuar mjaftë mirë me ekipin dhe po tregon lojë fantastike.
.@FaZeClan move up in the World Ranking as @G2esports fall to #4 after a disappointing run in #ESLProLeague@Entropiqteam return to Top 10 after qualifying for the playoffs at the said event.
Full ranking:https://t.co/qJ4VwFijCT pic.twitter.com/uNBPweBS4v
— HLTV.org (@HLTVorg) March 14, 2022
Kjo është hera e parë që ekipi renditet në vendin e tretë që nga viti 2020 kur skuadra ne radhët e tyre atë kohë kishte lojtarët si Coldzera, Niko dhe Bymas.
Turneu i radhës për ekipin e FaZe do të jetë kualifikuesja për Major me datën 17 prill, PGL EUROPE RMR, ku ekipi i FaZe bën pjesë në grupin A.
Në vendin e parë vazhdon ende të qëndrojë ekipi ukrainas Na’Vi, në vendin dytë renditet ekipi rus Gambit, ndërsa ekipi i G2 pas humbjes nga FaZe renditet në vendin e katërt.
Formacioni i plotë i ekipit FaZe:
Finn “karrigan” Andersen
Helvijs “broky” Saukants
Russel “Twistzz” Van Dulken
Robin “ropz” Kool
Håvard “rain” Nygaard
/Telegrafi/