Telegrafi

Përditësohet ranglista botërore në CS:GO – Vitality vazhdon të mbaj vendin e parë

HLTV ka përditësuar ranglistën botërore të CS:GO, pas përfundimit të turneut BLAST Premier Spring Final.

Heroic kanë fituar BLAST Premier Spring Final, duke e mposhtur ekipin Vitality në finale.

Vitality edhe pas kësaj humbje vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e parë në ranglistën botërore, të ndjekur nga Heroic.

Përmirësime më së shumti në këtë përditësim ka pasur ekipi Imperial që befasuan në turneun BLAST, dhe tani renditen në vendin e 18 –të.

Ekipi shqiptar Bad News Eagles kanë pësuar rënie dhe tani renditen në vendin e 26 –të.

Më poshtë e gjeni listën me 20 ekipet më të mira në botë për momentin:

1.Vitality
2.Heroic
3.FaZe
4.G2
5.ENCE
6.Cloud9
7.Na’Vi
8.GamerLegion
9.Apeks
10.Liquid
11.Mouz
12.Monte
13.FURIA
14.Virtus.Pro
15.NIP
16.fnatic
17.Astralis
18.Imperial
19.OG
20.BIG

/Telegrafi/