Site icon Telegrafi

Përditësohet ranglista botërore e CS:GO

(Foto: HLTV)

HLTV ka përditësuar ranglistën botërore të CS:GO pas ngjarjes së fundit në Malta.

G2 vazhdon ta mbaj vendin e parë në ranglistën botërore, pasuar nga Heroic të cilët janë në vendin e dytë.

Përmirësime në renditje më së shumti ka pasur ekipi turk Eternal Fire të cilët fituan turneun në Malta dhe tani renditen në vendin e 20 –të nga 31 sa ishin më parë.

Ekipi shqiptar Bad News Eagles nuk ka pasur ndryshim në renditje dhe vazhdojnë ta mbajnë vendin e 21 –të, edhe pse patën një paraqitje të mirë në turneun në Malta ku përfunduan në vendin e dytë.

Ndërkaq në 13 –të vendet e para nuk ka pasur ndryshime, pasi shumica nga skuadrat nuk ishin pjesë e turneut në Malta.

Këto janë 20 skuadrat më të mira të CS:GO për momentin:

1.G2
2.Heroic
3.Liquid
4.FaZe
5.Na’Vi
6.Vitality
7.Outsiders
8.OG
9.fnatic
10.Complexity
11.MOUZ
12.Spirit
13.Cloud9
14.FURIA
15.Astralis
16.NIP
17.BIG
18.IHC
19.ENCE
20.Eternal Fire

/Telegrafi/

Exit mobile version