Pas përfundimit të turneut kualifikues për Majorin e CS:GO në Brazil, ekipi FaZe vazhdon të qëndrojë në vendin e parë në renditjen botërore të CS:GO, e ngritje ka pasur edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles.
Sot (e martë) faqja më e madhe për Counter-Strike, HLTV, ka bërë përditësimin e renditjes botërore të CS:GO.
Përmirësimin më të madh pas këtij përditësimi e pati ekipi GamerLegion të cilët së fundmi janë kualifikuar për Majorin e CS:GO në Brazil, duke e befasuar ekipin G2 në ndeshje vendimtare.
Gjithashtu renditje më të mirë ka edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles të cilët tani renditen në vendin e 24 –të, pas suksesit në Malta, ku arritën të kualifikohen në Majorin e CS:GO, i cili do të mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit.
Ndërsa katër vendet e para vazhdojnë të mbesin pa ndryshime edhe këtë javë.
Më poshtë e gjeni listën e 30 ekipeve më të mira të CS:GO për momentin: