Telegrafi

Përditësimi i ri i video-lojës League of Legends do të vonohet

Nuk do të ketë një përditësim (update) të ri të League of Legends deri më 30 mars.

Zhvilluesi i video-lojës League of Legeneds, Riot, përmes faqes së tyre kanë njoftuar se ‘update’ i ri i lojës “Patch 12.6” do të shtyhet, pasi kompania do të jetë në një lloj pushimi e që siç duket do të mbajë disa takime për të “mbledhur, reflektuar dhe diskutuar” qëllimet e tyre.

Kjo do të thotë se “Patch 12.6” do të arrijë një javë më vonë se sa ishte planifikuar dhe do të shfaqet në serverët e drejtpërdrejtë të mërkurën, më 30 mars.

Detaje në lidhje me “patch-in” e ri nuk janë zbuluar ende, por pritet të jetë i disponueshëm në të ardhmen e afërt.

Ky pushim vlen edhe për lojërat tjera të Riot, si: VALORANT, Teamfight Tactics, Legends of Runeterra dhe Wild Rift. /Telegrafi/