Telegrafi

Përditësimi i ri nga EpicGames në Fortnite e ka vendosur përgjithmonë në lojë modalitetin pa ndërtime

Pas suksesit njëjavor të modalitetit të ri pa ndërtime, Fortnite ka vendosur ta bëjë stilin e ri një modalitet zyrtar të lojës.

EpicGames siç duket po i dëgjon lojtarët e lojës Fortnite, pasi që modaliteti pa ndërtime i cili pritej të jetë pjesë e Fortnite vetëm përkohësisht, ishte pëlqyer shumë nga lojtarë dhe streamer të famshëm, të cilët nuk kishin hezituar që kënaqësinë e lojës ta shprehin në rrjetet sociale.

Për këtë ka reaguar në Twitter edhe Ninja, një nga lojtarët më të mirë të kësaj loje duke shkruar: “Fortnite pa ndërtime, gjëja më argëtuese që kam përjetuar në Fortnite në vite”.

 

Sot me datën 29 mars, EpicGames ka lajmëruar se modaliteti Fortnite pa ndërtime do të jetë i përhershëm në lojë, dhe do të quhet ‘Fortnite: Zero Build’, duke i gëzuar të gjithë lojtarët të cilët kishin kërkuar që modaliteti pa ndërtime të jetë në lojë përgjithmonë.

Lexo po ashtu Ninja dhe streamer të tjerë kanë reaguar pas përditësimit të ri të video-lojës Fortnite

Modaliteti i ri mund të jetë pjesë e turneve profesional të Fortnite në të ardhmen e afërt, pasi shumë lojtarë të vjetër të lojës janë rikthyer. /Telegrafi/