Fanol Përdedaj është bërë me skuadër të re, sepse ka pranuar ofertën e Munich 1860, duke firmosur për një vit.
Mesfushori luftarak, i rritur te Hertha, ka lënë këtë verë FSV Frankfurtin, që nuk mbijetoi dot në Bundesligën 2.
Tani sërish në Bundesligën 2, me një klub që duket se i ka shumë qejf shqiptarët, sepse deri në fund të sezonit të shkuar aty luante Valdet Rama.
Përdedaj, që luan me Përfaqësuesen e Kosovës, është vetëm 25 vjeç dhe një sezon i mirë në Munich mund t’i hapë rrugën drejt Bundesligës.
Ai njihet me nofkën Gatusso. /Telegrafi/