Qindra përkrahës të Bad News Eagles ishin të pranishëm në Fans Eventin e organizuar nga Gjirafa50 për të përkrahur ekipin para nisjes së tyre për Bukuresht ku do të tentojnë kualifikimin historik në PGL Antwerp MAJOR 2022.
Përkrahësit e bNE patën mundësitë të takojnë lojtarët e ekipit, të marrin fanellat e tyre të nënshkruara nga të gjithë lojtarët, të bëjnë fotografi me lojtarët, e për më tepër edhe të testonin aftësitë e tyre në CS:GO, ONE vs ONE me sinnopsyy, juanflatroo, gxx-, rigoN e SENER1. Gjirafa50 po ashtu u përkujdes për shpërblime të shumta për të pranishmit.
Gjirafa50 premtoi edhe organizime të tjera në të ardhmen për të apasionuarit e Esports!
Edhe pak fanella kanë mbetur nga Limited Edition, nëse nuk keni siguruar ende tuajën, mund të porositni këtu: https://gj.al/dsaHXY
bNE do të fillojë garat në RMR Europe me datë 21 Prill. Të gjithë po presin me padurim ndeshjet e tyre në rrugëtimin për të qenë ekipi i parë shqiptar në një Major të CS:GO.