Telegrafi

Përçarje mes Facebook dhe Zynga?

Sipas dokumenteve të paraqitura të enjten në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Këmbimeve, thuhet se Zynga nuk është më një shtrirje e platformës Facebook, dhe se palët nuk janë më në marrëdhënie të ndërvarura të biznesit.

Në ditët e hershme të Facebook, Zynga ishte zhvilluesi më i madh i lojërave, me një diferencë të madhe nga zhvilluesit e tjerë në rrjetin më të madh social.

Ndërsa, Zynga gjithashtu ishte e lidhur kryesisht në Facebook, duke mbështetur reklamat e Facebook dhe pagesat që bëheshin përmes Facebook.

Në anën tjetër, Facebook lejonte partnerin e saj të promovojë edhe lojërat tjera që nuk ishin të lidhura në rrjetin social, për t’i mundësuar një rritje edhe më të madhe dhe ekspozim masiv ndaj audiencës. Si kthim, Facebook mbante të drejtat ekskluzive për lansimet e lojërave nga zhvilluesi Zynga.

Por ndërsa ekosistemi i lojërave është zgjeruar në rrjetin më të madh social në botë, mbështetja e  Facebook për Zynga është pakësuar dhe zhvilluesi ka kërkuar që të reduktojë varësinë e saj në rrjetin social. / Telegrafi /