Telegrafi

Përcaktohet shkalla e dëmtimit të Neymar, problemet rritën për brazilianin – sponsorët po i largohen

Neymar e ka humbur humbet Kupën e Amerikës që do të mbahet në vendlindjen e tij.

Sulmuesi i Paris Saint Germain ka pësuar dëmtim në gju në minutën e 17-të të takimit miqësor që Brazili fitoi me shifrat 2-0 ndaj Katarit.

Vetëm disa orë pas dëmtimit që pësoi, konfederata braziliane e futbollit e konfirmoi se Neymar ka pësuar një thyerje të ligamentit në gjurin e djathtë.

Kjo do ta mbajë jashtë fushave për 6 deri në 8 javë.

Në këtë mënyrë Neymar nuk do të luajë në Kupën e Amerikës që do të zhvillohet në Brazil nga mesi i këtij muaji deri në fillim të korrikut.

Lojtari është duke vuajtur edhe me problemet jashtë fushave, ku akozoher për  përdhunim.

Mastercard ka vendosur ta pezullojë një fushatë reklamimi që e kishte me futbollistin.

Edhe Kompania sportive Nike është shprehur shumë e shqetësuar, ndërsa Redbull gjithashtu ka lëshuar ​​një deklaratë. /Telegrafi/