Më shumë se dituria për të arritur atë që dëshirojmë dhe dëshira e ndezur flakë për të pasur atë që duam, na ndihmon përcaktimi i qartë i qëllimit që synojmë ta arrijmë
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Gjendja e nevojshme e vetëdijes duhet të jetë bindja, e jo vetëm shpresa dhe dëshira.
Objektiviteti është thellësisht i rëndësishëm për ekzistimin e bindjes.
Kur mendimet bashkohen me emocionin, ato krijojnë te ne një gjendje force magnetike, e cila tërheq mendimet e tjera.
Kjo forcë mund të krahasohet me farën, e cila, kur mbillet në tokën e frytshme, mbin, rritet dhe pandërprerë shumëzohet; prej një fare të vogël bëhen miliona fara të po të këtij lloji.
Njeriu i arsimuar është i vetëdijshëm për kufijtë e lirisë së tij. Ai mëson si të arrijë atë që dëshiron në jetë dhe me veprimet e tij të mos i shkelë lirinë dhe të drejtat e të tjerëve.
Arsimimi nuk qëndron gjithaq në diturinë e fituar, sa në diturinë efikase.
Njerëzit paguhen jo për atë çfarë dinë, por për atë se ç’bëjnë me dijen që ata kanë.
Para se të merrni mundin t’i kontrolloni kushtet e jashtme, ju duhet të jeni në gjendje ta kontrolloni veten.
Nëse nuk arrini ta mundni UNIN tuaj, do t’ju mundë ai juve.
Kur qëndroni para pasqyrës, në të njëjtën kohë ju shfaqen edhe miku, edhe armiku juaj.
Askush s’mund të jetë i kënaqur me suksesin, qoftë ai edhe i jashtëzakonshëm, nëse nuk ka shëndet të mirë.
Shkaqet kryesore të shëndetit të dobët janë:
‑ përdorimi i tepërt i ushqimit
‑ mënyra e gabuar e të menduarit
‑ qëndrimi i gabuar ndaj seksit
‑ mungesa e ushtrimeve fizike
‑ mungesa e ajrit të freskët.
/Telegrafi/