Borussia Dortmundi është nikoqir i Monacos për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Westfalenstadion.
Takimi ishte caktuar të zhvillohej të martën mbrëma nga ora 20:45, mirëpo për shkak të disa shpërthimeve që kishin pasur për shënjestër autobusin e BVB, me ç’rast mbeti i plagosur Marc Bartra, sfida u shty për sot.
Skuadra gjermane kaloi me lehtësi në këtë fazë duke eliminuar Benfican në 1/8 e finales (me rezultat të përgjithshëm 4-1), ndërsa konsiderohet favorit për të vazhduar edhe në gjysmëfinale.
Mirëpo, Monaco i befasoi të gjithë duke eliminuar Manchester Cityn me rezultat të përgjithshëm 6-6, por falë golit në terren mysafir. Prandaj, gjithçka është e hapur në këtë duel.
Trajnerët Thomas Tuchel dhe Leonardo Jardim kanë nxjerrë në fushë njëmbëdhjetëshat për të cilët kanë më së shumti besim se do t’i realizojnë në mënyrën më të mirë taktikat e tyre.
Formacioni startues i Borussia Dortmundit: Burki, Bender, Dembélé, Guerreiro, Aubameyang, Kagawa, Sokratis, Piszczek, Ginter, Schmelzer, Weigl.
Formacioni startues i Monacos: Subasic; Raggi, Glik, Jemerson, Touré; Fabinho, Moutinho; Silva, Lemar; Mbappé, Falcao./Telegrafi/