Telegrafi

Përballet me akuza se e rrahu gruan, Ryan Giggs jep dorëheqjen nga kombëtarja e Uellsit

Ryan Giggs nuk është më selektor i Uellsit. Kështu ka bërë të ditur vetë trajneri që ka konfirmuar dorëheqjen.

Legjenda e Manchester Unitedit ishte larguar fillimisht nga pozita në nëntor të vitit 2020 pasi u arrestua.

48-vjeçari më vonë ishte akuzuar për sjellje të pakontrolluar dhe sulm ndaj ish të dashurës, akuza të cilat i mohoi.

Lexo po ashtu Ryan Giggs mungon në tri ndeshjet e radhës si trajner i Uellsit shkaku i arrestimit nën akuzat për dhunë ndaj të dashurës

“Po largohem nga pozicioni im si menaxher i ekipit kombëtar të meshkujve të Uellsit. Ishte një nder dhe privilegj të menaxhoja këtë ekip”, ka thënë Giggs.

Robert Page kishte marrë rolin e seleksionuesit të përkohshëm të Uellsit në mungesë të Giggsit dhe e udhëhoqi përfaqësuesen drejt kualifikimit në Botërorin 2022.

Uellsi do të marrë pjesë në një Botëror për herë të parë që nga viti 1958. /Telegrafi/