Ish-lojtari i skuadrës së Milanit, Gennaro Gattuso ka zbuluar dëshirën e tij të madhe për ta menaxhuar klubin e Manchester United.
Legjenda italiane ka pranuar dëshirën e madhe për futbollin anglez, teksa vlen të theksohet se ai ka fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve sa ishte pjesë e Milanit.
“Do të ecja deri atje. Po, do të nisesha edhe nesër. Ferguson gjithmonë më ka respektuar mua, ndërsa unë gjithmonë e kam admiruar Premier Ligën, që për mua është liga më e mirë në botë”, ka përfunduar ai.
Jose Mourinho është kandidati më serioz për të marrë drejtimin e skuadrës angleze në rast se shkarkohet trajneri aktual i Djajve të Kuq, Louis Van Gaal.