Mediat bullgare n ditët e fundit kanë shkruar se trajneri aktual i Bullgarisë, Petar Hubchev, nuk do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës.
Sipas tyre ndeshja ndaj Kosovës do të jetë ndeshja e tij e fundit në këtë post, pasi ai do të marrë drejtimin e skuadrës Levski nga Sofja.
Lajmin e ka bërë të ditur portali bullgar ’24chasa.bg’, i cili ka shkruar po ashtu se në vend të Hubchevit do të vijë një tjetër emër i njohur i futbollit bullgar.
Kështu, pas ndeshjes kualifikuese që Bullgaria do ta ketë sonte me Kosovën, Bullgarinë në të ardhmen do ta drejtojë ish-futbollisti i njohur, Krasimir Balakov.
Kosova me Bullgarinë do ta ketë edhe një ndeshje dhe Balakov mund ta drejtojë në atë përballje që zhvillohet 10 qershor të këtij viti./Telegrafi/