Site icon Telegrafi

Për t’i mbrojtur nga alergjitë, ushqeni fëmijët me ushqime të forta që nga muaji i katërt

shutterstock

Ushqimi i fëmijëve me ushqime që shkaktojnë alergji direkte – si vezët apo kikirikët – janë ndihmës të mirë, që të shmangen alergjitë e fëmijërisë, apo më vonë gjatë jetës.

Ky sugjerim bien në kundërshtim me këshillat e tanishme, se fëmijët nuk duhet të ushqehen me ushqime të forta, para se të kenë gjysmë viti jetë.

Akademia e Pediatërve Amerikan kërkon nga prindërit, t’i ushqejnë fëmijët me ushqime të forta, që nga muaji i katërt i jetës, varësisht se sa mund të përpijnë, transmeton Telegrafi.

Por, me çfarë duhet të ushqehen këta fëmijë?

Filloni me drithëra, perime të verdha e portokalli dhe pemë. Shtoni ushqime që shkaktojnë alergji, por në doza të vogla si qumësht, soja dhe ve.

Provoni ushqime të tjera që keni në shtëpi, duke u kujdesur për freskinë e tyre.

Pas disa ditësh ushqimi, shtojeni sasinë. /Telegrafi/

Exit mobile version