Telegrafi

Për t’i deshifruar dëshirat e mashkullit mjafton një shikim

Hulumtimet më të reja kanë zbuluar se interesimi i mashkullit shihet qartë në shikimin e tij. Nga ana tjetër, nga sytë e femrës nuk mund të deshifrohet asgjë.

Ekspertët kishin anketuar rreth 30 meshkuj dhe femra, nga mosha 18 deri në moshën 25 vjeçe duke jua treguar fotografitë e 20 vjeçeve dhe të 40 vjeçeve. Nga të anketuarit është kërkuar t’i shikojnë fotot si dhe kishin përqendruar vëmendjen e tyre duke përcjellë shikimin e tyre. Më pas kishin plotësuar një formular rreth karakteristikave të tyre me pyetjet secili ishte mendimi i tyre.

Rezultatet tregojnë se meshkujt shikimin e tyre e kishin përqendruar në gjokset dhe prapanicën e 20 vjeçeve, por jo tek femrat që ishin më të moshuara se vetë ata. Thënë shkurtë, shikimi i tyre ka treguar në interesin e shtuar seksual. /Telegrafi/