Një takim i parë mund të thotë shumë, por njëkohësisht edhe asgjë për personin me të cilin po dilni
Sidoqoftë, detaje të caktuara mund të jenë tregues të karakteristikave që në të ardhmen, mund ta bëjnë lidhjen toksike.
Qe disa prej tyre:
1. Vijnë me vonesë në takim, por nuk ju lajmërojnë se janë rrugës, po përpiqen të vijnë apo se iu shfaq një problem i papritur.
2. Sjellja e tyre gjatë takimit tregon se ata kanë probleme me kontrollin. Një detaj në dukje i parëndësishëm mund të jetë kur ata porosisin pa ju pyetur se çfarë doni.
3. Gjatë takimit tuaj të parë duket sikur nuk janë aspak të pranishëm, janë të shpërqendruar nga telefoni dhe duket sikur nuk po ju dëgjojnë.
4. Janë të pasjellshëm me kamerierin apo anëtarë të tjerë të stafit në vendin ku shkoni.
5. Janë romantikë në mënyrë agresive. Nëse në takimin tuaj të parë ai po tregohet shumë më tepër romantik se ç’mund të konsiderohej “normale”, kjo MUND të jetë një shenjë se diçka nuk shkon.
Në rastin më të keq, viktima bëhet pjesë e një sensi sigurie të rreme, e cila e lejon abuzuesin të përfitojë prej viktimës.
6. Ata flasin shumë shpesh për ish-in, mirë ose keq, aq sa mund të bëhet e bezdisshme.
7. Shfaqin shenja të mëdha xhelozie, edhe pse është vetëm fillimi i njohjes suaj.
8. Përpiqen të të vënë në lojë në një mënyrë të ligë ose që ju bën të ndiheni keq.
9. Nuk ndihen rehat nëse kundërshtoni mendimin e tyre për çështje të caktuara.
10. Duken si të pakënaqur ose të mërzitur nga ju dhe duket sikur takimi s’po i kënaq mjaftueshëm.
Burimi: Insider, Anabel