Site icon Telegrafi

Për herë të parë, “Trepça” kalon në menaxhimin e pavarur të pagave

Fotografi ilustruese

Ndërmarrja publike “Trepça” tanimë ka kaluar në menaxhimin e pavarur të pagave, pa ndërmjetësim nga operatorët e jashtëm.

Sot për herë të parë është bërë shpërndarja e pagave me sistemin e ri, kështu është bërë e ditur përmes njoftimit të “Trepçës”, shkruan Telegrafi.

“Personeli është trajnuar dhe aftësuar në të gjitha njësitë biznesore për përdorimin e sistemit të ri”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, “Trepça” tani ka pronësinë e plotë të programit, duke garantuar transparencë, efikasitet dhe kontroll të plotë mbi procesin.

“Ky është një hap i rëndësishëm për modernizimin dhe forcimin e kapaciteteve tona të brendshme”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version