Site icon Telegrafi

Për herë të parë që nga aksidenti, Robert Kubica vozit një bolid të Formula 1 (Video)

Robert Kubica e ka vozitur një bolid të Formula 1 për herë të parë që nga aksidenti i tmerrshëm në vitin 2011 që ia kufizoi zhvillimin e karrierës.

Asokohe, polaku e lëndoi dorën e djathtë dhe mbeti me lëvizje të kufizuar.

Mirëpo, ditën e martë, ai ka bërë një testim të plotë me Renault në pistën Ricardo Tormo në Valencia të Spanjës.

Nuk dihet nëse ky testim nënkupton se 32-vjeçari është duke menduar që t’i kthehet garës automobilistike.

Kubica bëri 115 xhiro, ndërsa nga Renaulti kanë thënë se ai ua ka treguar defektet e bolidit ekipit të inxhinierëve.

Në vitin 2011, polaku u lëndua në një aksident në një garë ‘rally’ në Itali. /Telegrafi/

Exit mobile version