Site icon Telegrafi

Për herë të parë, një grua në krye të Kuvendit të Preshevës

Në seancën e sotme të parlamentit të Preshevës, Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik, është zgjedhur kryetare e Kuvendit Komunal të këtij qyteti.

“Kjo është një sfidë e madhe, por unë do të mundohem që të gjitha detyrat t’i kryej me përgjegjësi të madhe. Kjo është një ngjarje historike në Komunën e Preshevës dhe shpresoj që në rajonin tonë të ketë më shumë gra në pozita menaxhuese dhe vendimmarrëse”, ka deklaruar ajo.

Me këtë vendim janë shprehur të kënaqur edhe qytetarët e Preshevës, duke e cilësuar atë si një grua të mençur dhe të aftë.

Ardita Sinani është profesoreshe e informatikës në shkollën e mesme të Preshevës. Me politikë ka filluar të merret para 10 vjetësh. /Klan Kosova/

Exit mobile version