Telegrafi

Për herë të parë në histori të Copa Libertadores në finale do të luajnë Boca Juniors – River Plate

BUENOS AIRES, ARGENTINA - SEPTEMBER 23: Carlos Tevez of Boca Juniors and Exequiel Palacios of River Plate fight for the ball during a match between Boca Juniors and River Plate as part of Superliga 2018/19 at Estadio Alberto J. Armando on September 23, 2018 in Buenos Aires, Argentina. (Photo by Amilcar Orfali/Getty Images)

Copa Libertadores për këtë edicion në finale do t’i ketë dy klubet e mëdha argjentinase, Boca Juniors dhe River Plate.

Kjo ndodh për herë të parë në histori edhe pse këto dy klube e kanë shkruar historinë e kësaj gare, duke e fituar nëntë herë së bashku me Buca Juniors (gjashtë herë) dhe River Plate (tri herë).

Copa Libertadores mbahet që nga vitit 1960 dhe është e ngjashme me atë të Ligës së Kampionëve në Evropë.

Garën e organizon CONMEBOL që ka 10 federata anëtare nga Amerika e Jugut.

Boca Juniors ishte e fundit që e siguroi finalen. Ata kanë eliminuar Palmeirasin në dy gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Argjentinasit kishin fituar 2-0 në Buneos Aires dhe morën një barazim 2-2, duke kaluar në finalen e madhe, ku i pret rivali i përjetshëm River Plate.

Në anë tjetër River Plate e eliminoi Gremion që e mposhti 2-1 si mysafir.

Sukses i madh për futbollin argjentinas që ka dy klube në finale të garës më madhe në Amerikën Jugore.

Finalja do të zhvillohet në dy ndeshje me 7 dhe 28 nëntor.

Fituesi i finales do t’i fitojë 6 milionë dollarë, ndërsa humbësi 3 milionë.  /Telegrafi/