Site icon Telegrafi

Për herë të parë këndohet himni i Ligës së Kampionëve në Kosovë (Video)

Himni i Ligës së Kampionëve është kënduar për herë të parë në stadiumet kosovare, para ndeshjes ndërmjet Trepçës ’89 dhe Vikingur.

Kjo është hera e parë në histori të futbollit kosovar që një skuadër kosovare merr pjesë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, garën më të madhe në botë për klube.

Para takimit u këndua edhe himni i Championsit në stadiumin ‘Adem Jashari’, që ishte pritur me vite në Kosovë.

Trepça ’89 ndeshjen e parë e kishte humbur me rezultat 2-1 dhe sot i duhet vetëm fitorja në Mitrovicë.

Exit mobile version