Site icon Telegrafi

PËR TË DËGJUAR …

Poezi nga: Carlos Skliar
Përktheu: Maksim Rakipaj

Largësia më e shkurtër
mes dy trupave
nuk është fjala e shmangur
por më e drojtura
e heshtjeve.
Prandaj ndonjëherë
më mirë heshtje.
Jo aq për të thënë fjalë dashurie
se sa për t’i dëgjuar.

Exit mobile version