Site icon Telegrafi

Për ta shpëtuar nga zjarri i ndërtesës kinezja u detyrua ta hidhte foshnjën te një grup njerëzish në trotuar, këta të fundit e pritën me çarçafë

Një grua e dëshpëruar në Kinë u detyrua të hidhte foshnjën e saj nga një apartament i katit të katërt kur zjarri përfshiu ndërtesën e tyre.

Pamjet shokuese treguan momentin kur ajo hodhi fëmijën gjashtë javësh nga dritarja te një grup njerëzish të cilët po e prisnin me disa çarçafë, transmeton Telegrafi.

Incidenti ndodhi në një bllok banimi në qarkun Yongjia të Wenzhou-s, në provincën Zhejiang.

Tym i dendur mund të shihet kur objekti ishte kapluar nga zjarri.

Gruaja po qëndronte në dritare dhe po e mbante në dorë foshnjën, kur një moment për ta shpëtuar u detyrua ta hidhte tek një grup njerëzish në trotuar.

Fatmirësisht, foshnja shpëtoi por u dërgua në spital për kontroll, dhe tani thuhet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ekipet e zjarrfikësve shpëtuan gjithashtu nënën, gjyshen, disa fëmijë dhe persona të tjerë nga ndërtesa që po digjej. /Telegrafi/

Exit mobile version