Sipas dietologëve, një recetë me të gjitha produktet natyrore që të ndihmon për ta pasur barkun gjithmonë të sheshtë ekziston,
Madje, mund të jetë edhe mjaft e thjeshtë. Sipas faqes së njohur të shëndetit STEPin2, receta e fundit që është provuar për një bark të sheshtë ka në përmbajtje produkte që i kemi gjithmonë në kuzhinë.
• 6 gota me ujë
• 1 lugë gjelle xhenxhefil të grirë
• 1 kastravec, feta
• 1 limon, feta
• 1/2 filxhan gjethe mente
Të gjithë përzierjen hidhe në një kanë me ujë dhe lëre ashtu gjatë natës.
Në mëngjes nise ditën me një gotë nga kjo përzierje dhe gjatë gjithë ditës do të jesh e hidratuar. Po kështu, kjo përzierje të ndihmon të largosh toksinat nga trupi, të ndihesh e ngopur, por dhe e lehtë në peshë.
Kastraveci njihet si ushqimi i trupave të dobët, sepse ka shumë pak kalori dhe shumë fibra, këshillohet si ushqim dietik.
Xhenxhefili është i njohur si produkt që përdoret për të trajtuar problemet e stomakut; të përzierat, helmimet e ndryshme dhe fryrjet. Sipas studimeve, njerëzit që përdorin xhenxhefil në pijet e tyre ndihen edhe më të ngopur.
Limoni njihet si një produkt i pasur me fibra, gjë që ndihmon për të mposhtur urinë. Por limoni gjithashtu largon helmet e trupit. Është i pasur me vitaminë C dhe me antioksidantë që ndihmojnë për të ruajtur energjinë e trupit.
Mentet i japin shije çdo pijeje. /Telegrafi/