Sigurisht, është shumë herët, por nënshkrimi i ri i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, po bën çmos për t’i bërë napolitanët të harrojnë Lorenzo Insigne që u largua.
Kjo nuk është një arritje e lehtë, pasi Insigne, ishte prej më të mirëve te vendasit, i cili luajti për klubin për gati një dekadë. Insigne u largua nga Napoli në fund të sezonit të kaluar pasi kontrata e tij kishte mbaruar dhe ishte vetë lojtari që vendosi të largohej për në Toronto FC, për një sfidë të re.
Pavarësisht se largimi i tij shkaktoi tronditje fillestare në mesin e tifozëve të Napolit – dhe Serie A – për shkak të zgjedhjes së destinacionit të ri në moshën vetëm 31-vjeçare, e vërteta e çështjes është se Insigne kishte qenë i dobët sezonin e kaluar.
😱Tre gol e un assist nelle prime due giornate: inizio Super per #Kvaratskhelia in #SerieA con la maglia del #Napoli
❓Chi di voi lo ha preso al Fantacalcio? pic.twitter.com/1Rky3Kavxf— calciomercato.it (@calciomercatoit) August 23, 2022
Dikur lojtari më i shpejtë, Insigne u duk edhe më i ngadalshëm sezonin e kaluar, dhe prania e tij në skuadër ngadalësoi Napolin.
Nëntë nga 11 golat e tij sezonin e kaluar erdhën nga penalltia, gjë që e tregon se sa produktiv kishte qenë ai për Napolin. Dhe kështu sapo tronditja fillestare e largimit të tij u qetësua te tifozët, shumica e kuptuan se largimi i Insigne ishte padyshim më mirë për klubin.
Megjithatë, zëvendësimi i tij në anën e majtë nuk do të ishte i lehtë, duke marrë parasysh se sa i mirë kishte qenë gjatë viteve të tij më të mira. Tifozët e Napolit me siguri do të prisnin një zëvendësim të madh nga pronari i klubit Aurelio De Laurentiis për të shuar ankthin që kishin. Ajo që ata morën në vend të kësaj ishte një lojtar nga Gjeorgjia, për të cilin shumë pak njerëz dinin ndonjë gjë.
Dy ndeshje në Serie A dhe tashmë të gjithë po flasin për gjeorgjianin.
Kvaratskhelia ka ndezur dy raundet e para të sezonit, duke luajtur një rol integral në shkatërrimin e Veronës dhe Monzas nga Napoli. Ata kanë shënuar nëntë gola në dy ndeshje, dhe Kvaratskhelia ka shënuar tre prej tyre.
I pari i tij kundër Monzas ishte mahnitës. Kvaratskhelia bëri dy prekje përpara se të godiste me të tretin në rrjetë nga 25 metra jashtë. Një gol për të cilin Insigne do të ishte krenar.
https://www.youtube.com/watch?v=61jmpBFkHVI&ab_channel=TDFootball
Edhe i dyti ishte i bukur, pasi dribloi një mbrojtës në zonën për të shënuar pastaj me një goditje më të majtën.
Kvaratskhelia ndaj Veronas shënoi me kokë, për të pasuar pastaj te goli i Piot Zielnskit, duke e kompletuar ndeshjen e dytë me dy kontribute.
Tri gola secila e shënuar ndryshe, e para me goditje me të djathtë, e dyta me të majtë, ndërsa e treta me kokë.
Napoli fitoi tetë nga tetë ndeshje në fillim të sezonit të kaluar dhe nuk arriti të fitojë titullin e kampionit, duke përfunduar rreth shtatë pikë prapa Milanit.
“Ai është një lojtar me cilësi të vërteta, një profesionist i mirë dhe një djalë i mirë. Ai e ka këtë mënyrë për të luajtur kundër kundërshtarëve dhe e di se ku është porta, mund të gjuajë me këmbën e djathtë ose me majtas. Ai ende po lirohet”, ka thënë Spalletti.
21-vjeçari që ka mahnitur në Serie A në startin e tij, nga La Gazzetta dello Sport u vlerësua me notën 8 për performancën e Monzas.
Sapo të ‘lirohet’ siç duhet, Napoletanët mund ta harrojë Insignem me të vërtetë./Telegrafi/