Site icon Telegrafi

Për sukses ndikojnë puna e talenti, por edhe memoria punuese

Puna intensive është veçanërisht e rëndësishme, sepse vetëm talenti rrallë ka merita për suksesin e madh, por edhe koha që i nevojitet individit për të përvetësuar një lëndë, shpesh mund të jetë vendimtare në punë

Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për muzikë, sport, shkencë apo punë, për sukses njëlloj kanë merita puna, këmbëngulja dhe talenti, zbulon studimi i Universitetit të Floridës.

Edhe pse psikologët e dekadës së fundit kanë pohuar që vetëm me praktikë përkryhet ndonjë shkathtësi apo dijeni, analiza e kohës të cilën studentët e akademisë së muzikës ia kanë kushtuar mësimit të luajtjes dhe ushtrimeve të violinës e ka konfirmuar edhe rëndësinë e inteligjencës dhe talentit në mësim.

Deri në moshën 20-vjeçare studentët më të mirë i kanë “kushtuar” violinës mesatarisht rreth 10.000 orë, ata që kanë qenë mesatarë rreth 8.000 orë, ndërsa ata që kanë qenë më të dobët i kanë kushtuar 5.000 orë.

Këto rezultate sugjerojnë se sa e rëndësishme është puna e zellshme, ndërsa shkencëtarët kanë përfunduar që e rëndësishme është edhe inteligjenca, por tek IQ-ja mbi 120, inteligjenca shtesë nuk paraqet asnjë përfitim më të madh në botën e punës.

istockphoto

Megjithatë, talenti dhe inteligjenca mund të jenë faktorë në sukses sepse individi i tillë me siguri do të mbarojë magjistraturën dhe doktoraturën. Po ashtu për sukses është e rëndësishme memoria punuese, respektivisht koha e cila i nevojitet individit për të mbajtur mend diçka dhe për ta aplikuar në punën e vet.

Tek ata që kanë shprehi të njëjta të punës dhe këmbënguljen e njëjtë, pikërisht kjo memorie punuese do të jetë vendimtare se cili prej tyre do të jetë pianist më i mirë. Kështu që suksesi është kombinim i talentit dhe këmbënguljes dhe memories punuese, por shumë shpesh edhe i fatit, thonë hulumtuesit. /Telegrafi/

Exit mobile version